“Ferrari, në qiellin e shtatë”, Sainz i gëzohet fitores së parë sezonale
Carlos Sainz ka triumfuar të dielën në çmimin e madh të Singaporit në Formula 1, duke thyer kështu dominimin prej 14 fitoresh të Red Bull.
Spanjolli kaloi i pari vijën e finishit pas një performance perfekte në pistë. Kjo fitore ka vlejtur shumë në aspektin psikologjik të skuadrës, për të cilin 29-vjeçari pohoi se janë në qiellin e shtatë.
“Një ndjesi e jashtëzakonshme. Falënderoj Ferrarin, pasi ka bërë një sforco të jashtëzakonshme për t’u rikthyer te fitorja pas një fillim-sezoni të vështirë. Në Singapor gjithçka ishte e përkryer. Duhej të menaxhonim mirë gomat dhe gjithçka funksionoi më së miri dhe arritëm të shkojmë deri në fund, duke qenë makina më e mirë. Doja të ruaja ritmin, të menaxhonim situatën, duke çuar makinën në finish në vendin e parë. Jemi në qiellin e shtatë”,- tha Carlos Sainz, Pilot i F1
Në garën e zhvilluar në fundjavë, Red Bull nuk mundi të shkojë më tepër se vendi i pestë me Max Verstappen. Vend në podium pati për Norris, Hamilton dhe LeClerc. Sa i përket garave të zhvilluara deri më tani, kampionati udhëhiqet nga Verstappen me 374 pikë, e pas tij Perez me 223 dhe Hamilton me 180 pikë. Sa i përket skuderive, Red Bull nuk e ka vendosur asnjëherë në dyshim kreun.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk