Pastor Vilajeti: Shqiptarët e shesin fenë dhe kombin, janë zhytur në varfëri
Të hënën ka nisur censi i regjistrit të popullsisë në të gjithë vendin. Çfarë vihet re është se komunitetet fetare kanë qenë shumë të gatshme pë të ftuar qytetarët që të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare në formular, ndonëse kjo gjë nuk është e detyrueshme.
Pastor Paulin Vilajeti tha në emisionin GoodMorning Albanias se lënia e kombësia me pyetje opsionale në census është diçka shumë e rrezikshme.
Kjo, sipas tij pasi në situatën e varfërisë në të cilën jeton populli shqiptar, njerëzit e kanë të lehtë të shesin edhe kombin edhe fenë.
“Një gjë nuk do ndërroja sa të jem mbi tokë, kombin tim, jam shqiptar dhe i jam aq mirënjohës Zotit që më ka krijuar shqiptar sa nuk do e ndërroja me asgjë. De kur ti këtë gjë kaq themelore në një census e vendos opsionale do të thotë që jetojmë në një vend aq të varfër sa njerëzit për të mbijetuar nuk kanë kohë të mendojnë as fenë, as politikën, as qeverinë dhe mendojnë si mund të mbijetojnë ditën e nesërme. Dhe në një situatë të tillë e kemi shumë të lehtë të shesësh edhe kombin, edhe fenë, edhe votën dhe s’të intereson më kush e drejton vendin. Kjo është shumë e rrezikshme që pyetja për kombësisë është opsionale, si mundet të them unë sot jam anglez, dhe mund ta bëj. Mendoj se kjo është diçka shumë, shumë e rrezikshme. Nuk duhet që njerëzit për interesat që kanë të shesin kombësinë”, tha pastori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush