VIDEO| Fëmija 3-vjeç dhunohet barbarisht në çerdhe, rrihet nga edukatoret
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një çerdhe publike në Fushë-Kosovë, ku një fëmijë i mitur është dhunuar nga eduktoret.
Fëmija i moshës, 3-vjeç, goditet në duar dhe më pas tërhiqet zvarrë nga punonjëset e institucionit publik.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së kopshtit, të cilat janë bërë publike në rrjete sociale nga daja i 3-vjeçarit.
Sipas tij, 3-vjeçari është futur brenda një dhome pa kamera ku është dhunuar brutalisht nga pastruesja dhe kuzhinierja e institucionit.
Ai ka publikuar dhe pamjet e duarve me hematoma të vogëlushit 3-vjeçar.

“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet ne derë pastaj terhiqet zvarre, me pas e dergojne perseri ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 2 “mesueset” e kesaj qerdhje bashkë me pastruesen apo kuzhinjeren!
Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. DHUNUESET e tilla NUK e kane vendin ne arsim”, shkruan ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit