FSHF thirrje qeverisë: Po nxitoheni me bastet sportiv, ja propozimet tona
Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, është shprehur se po bëhet një nxitim për hapjen e basteve sportive.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se para se të merrej ky hap duhet të ishte bërë një studim dhe që bastet mos të hapen me hamendësime.
“Biem dakord që nga këto të ardhura shteti duhet të marrë përqindjen e vet. Ka dhe një propozim për të marrë një përqindje dhe sporti, kultura dhe ky është një hap i madh. Problemi kryesor nga pikëpamja teknike është se për shkak të kësaj kohe të gjatë të ndërprerjes ka qenë mundësia për draftin e një ligji nga e para. Ne nuk kemi ligj nga e para, kemi ligjin e mëparshëm i cili është i cunguar. Ne nuk kemi një studim se çfarë ka ndodhur në këtë periudhë dhe më para. Do doja të kishim hyrë në këtë proces pasi të kishim pasur një studim se ku jemi dhe pse do e ribëjmë këtë gjë, si do ndahen të ardhurat dhe si do jenë numrat e prekshëm që përfshijnë këtë proces. Drejt hapjes së basteve po shkojmë me hamendësime. Vlerësoj se ka një lloj nxitimi për bastet. Nëse kjo do të funksionojë duhet të ketë një efekt pozitiv”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut