Kukësi nën ‘ethet’ e zgjedhjeve, qytetarët pak interes për procesin

20 Shtator 2023 | 16:37

Pas Rrogozhinës që përsëriti garën e 14 majit me të njëjtën kandidatë, Kukësi është bashkia e dytë në vend ku do të zhvillohen sërish zgjedhje lokale brenda vitit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë që do e drejtojë qytetit për 4 vitet e ardhshme.

“Në 24 shtator kuksianët do t’i drejtohen për herë të dytë brenda këtij viti kutive të votimit për të zgjedhur qytetarin e tyre të parë. Pas largimit të Safet Gjicit, gara këtë herë është mes Emri Vatës nga opozita, dhe Albert Halilajt nga Partia Socialiste. Por megjithatë interesi për këtë proces i qytetarëve kuksian është i ulët”, deklaroi nga Kukësi gazetari i Euroneës Albania.

Ndërkohë që qytetarët shprehën interes të ulët për zgjedhjet e të dielës

“Nuk ndikon fare, ndikon qeveria, s’ka lidhje zgjedhjet këtu”-deklaroi një banor i Kukësit për kamerën e Euronews.

Në Kukës, të drejtën e votës më 24 shtator e kanë 45.946 zgjedhës, të cilët do e ushtrojnë të drejtën e tyre në 74 qendra votimi. Në 14 maj, kur garuan 3 kandidatë përqindja e pjesëmarrjes ishte pak më shumë se 50% dhe mbetet për t’u parë se sa do të jetë pjesëmarrja këtë të dielë, që sigurisht do të ketë ndikim edhe në rezultat dhe fituesin e zgjedhjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026