Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri tek Pediatria, plagoset efektivi i “Shqiponjave”

20 Shtator 2023 | 19:14

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë tek Pediatria në Tiranë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur efektivi i “Shqiponjave”, i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës.

Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bëhet me dije se autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit”- njofton policia.

Blutë janë vënë në ndjekje të autorit pasi dyshojnë se është i armatosur.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026