Ferit Hoxha: Pa marrëveshje me Serbinë, Kosova nuk do jetë në gjendje për asgjë

20 Shtator 2023 | 22:11

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, foli për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u drejtuar sot nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ai theksoi se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë.

“Ne duhet të punojmë në mënyrë të padiskutueshme që rrethi i shteteve që e njohin Kosovën të zgjerohet. Edhe sikur të kishim 30 njohje të reja nesër, thelbi i situatës nuk ndryshon.

Unë mendoj se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë, vetëm kur ngërçi i krijuar dhe i thelluar dhe për shkak të aktivitetit të Serbisë, është fakti që në tërësi i gjithë spektri i vendeve që mund të ishin më të ndjeshme për njohjen e Kosovës, bazohen në idenë se ka një proces negocimi dhe të presin përfundimin e tij. Pa një marrëveshje me Serbinë Kosova nuk do të jetë në gjendje as të artikulojë veten e saj si të barabartë me të gjithë të tjerët, as në Ballkanin Perëndimor as ndërkombëtarisht”- tha ai.

https://www.youtube.com/live/CEPesMDHe98?si=rNpZx5ZwnG-BZjZz

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026