Problematikat BE-Kinë, Brukseli dhe Pekini përplasje për tregtinë e automjeteve

21 Shtator 2023 | 09:37

Shqetësimet e biznesmenëve evropianë lidhur me marrëdhëniet dypalëshe tregtare me Kinën janë shfaqur sërish. Një raport i Dhomës Evropiane në Kinë thotë se rregullat e reja për sigurinë kombëtare të Pekinit po pengojnë kompanitë e huaja të veprojnë atje. Në një takim me delegatët kinezë, përfaqësuesit e Dhomës Evropiane u ankuan për qasjen e autoriteteve.

“Nuk mund të zgjidhen dy rrugë. Nga njëra anë fokusimi në masat e sigurisë kombëtare, me regjimet rregullatore që forcohen për të ulur vartësinë, gjë që shkon në dëm të kompanive të huaja; dhe nga ana tjetër zotim për reforma dhe hapje të tregut. Pyetja jonë është çfarë lloj marrëdhënieje është kjo?”, thotë Jens Eskelund, president i Dhomës Evropiane.

Shqetësimet u ngritën edhe nga komisionerja e BE-së për Digjitalizimin, Vera Jourova, në një takim të zhvilluar së fundmi në kryeqytetin kinez.

Tensionet janë rritur edhe nga nisja nga Bashkimi Evropian e një hetimi mbi shitjen e automjeteve elektrike kineze në Evropë, me Pekinin që mohon akuzat për praktika të pandershme.

“Masat e marra nga BE shkelin parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Ato nuk ndikojnë në stabilitetin e zinxhirit global të furnizimit në industrinë e automjeteve nuk janë në interes të askujt, as të vetë BE-së. Unioni duhet të dëgjojë me kujdes zërat e industrisë dhe të ofrojë një treg të drejtë, jo diskriminues dhe të parashikueshëm për kompanitë e huaja”, shprehet Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.

Të dyja palët deklarojnë se duan të vendosin marrëdhënie tregtare të barabarta dhe mirëbesimi, por rrjedha e biznesit përballë qasjeve të kontestuara po rezulton një sfidë më vete.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026