Mjekja hematologe: Leucemia mieloide shërohet në 40 % të rasteve

22 Shtator 2023 | 07:30

Leukemia kronike mieloide është sëmundje e ngadaltë progresive e palcës së kockës dhe gjakut, ku një numër i madh i qelizave stematike të gjakut kalojnë tek qelizat e bardha të gjakut, të quajtura granulocite, të cilat janë jonormale ose leucemike.

CML shfaqet tek të gjitha grupmoshat, por më shpesh tek mosha e mesme dhe tek të moshuarit. Në Shqipëri kemi rreth 265 pacientë me diagnozën leukemi mieloide kronike.

Mjekja hematologe Alma Cili tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se megjithëse është një sëmundje e rëndë, leucemia mieloide është e shërueshme në 40 për qind të rasteve.

“Si shkak për këtë sëmundje akuzohet shumë rrezatimi, por nuk mund të themi specifikisht. Ajo që mund të themi është se është një dëmtim gjenetik. Pacientët me këtë diagnozë bëjnë një jetë tërësisht normale, vetëm se janë të varur nga tabletat. Është një nga ato sëmundje ku jemi pionierë për shërueshmërinë pa tableta. Pasi kanë marrë për një periudhë të caktuar tabletat, i shkëpusim dhe i monitorojmë shumë, sidomos vitin e parë. Nëse kanceri rikthehet, i rikthehet terapisë. Në 40 për qind të rasteve nuk rikthehet; këta pacientë shërohen plotësisht”, tha mjekja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024