Avokati denoncon: Burgu i grave kushte mizerabël, ishte magazinë patatesh
Mbipopullimi i burgjeve ka bërë që qeveria të shqyrtojmë mënyra alternative për të ulur numrin e të burgosurve.
Në ndryshimet e propozuara, në nenet 137 e më tej, thuhet se gjykata, në rastet kur është kryer një vepër penale e lehte dhe autori i saj përmbush te gjithë kriteret e tjera, me kërkesë te tij, gjykaa mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shumë të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 6 mijë lekë të rinj.
Avokati Arbër Hoxha tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se mbipopullimi në burgjet shqiptare është një fenomen shqetësues.
Ai denoncoi rastin e burgut të grave, që siç tha është në kushte mizerabël.
“Mbipopullimi është problem, janë rreth 9200 të paraburgosur dhe të dënuar, edhe gra. Kemi vetëm një burg të grave, që është në kushte mizerabël. Është një ndërtesë që ka qenë ndërmarrje bujqësore për magazinimin e patateve dhe pas viteve ‘90 është kthyer në burg grash. Janë disa burgje që janë në kushte mizerabël, ka disa burgje me një farë standardi si ai i Fierit dhe Shkodrës, por mbipopullimi është një shqetësim i madh”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Paguaj 20 mln lekë dhe nuk bën 1 vit burg”-avokati Hoxha bën llogaritë
- Paguaj dhe mos bëj burg, ja dënimet që mund të konvertohen
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West