Ndërhyrja në sistemin TIMS, Prokuroria kërkon hetime shtesë për çështjen
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me kallezimin e AMP, për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për veprat penale të “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar kompjuterike”.
Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria i ka kërkuar AMP të kryejë hetime të tjera siç janë marrja në pyetje e të gjithë zinxhirit drejtues dhe efektivët bazë që kanë pasur lidhje me rastin konkret. Gjithashtu dhe veprime të tjera hetimore që kanë të bëjnë me sigurimi e disa provave që lidhen me akt ekspertime të kompjuterave, sistemeve etj.
Ndërhyrja në sistemin TIMS u krye pas emërimeve të reja në postet kyce të sistemit të informacionit në Policinë e Shtetit, siç janë:
Ervin Muça, Drejtor në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Besjan Tonuzi, Drejtor i Sistemeve ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit (1 muaj në këtë detyrë, larguar me dorëheqje).
Enri Ndoni, Emëruar pas largimit të Besjan Tonuzit, Drejtor i Sistemeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Ervina Gjana – Drejtore, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Kallëzimi i AMP në Prokurorinë e Tiranës erdhi pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.
I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoëell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve