Shiste drogë sintetike dhe kanabis në Himarë, arrestohet 40-vjeçari
Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Himarës me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në këtë qytet. Në pranga ka rënë shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Gjermani dhe A. M. 50 vjeç, banues në Tiranë i cilu dyshohet se i siguronte lëndën narkotike 40-vjecarit.
Gjatë ndjekjes nga policia, 40-vjeçari është bërë burim aksidenti, duke kryer manovra me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.
“Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që shiste doza me lëndë narkotike në qytetin e Himarës, janë vënë në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes, në Potam, shtetasi A. A. ka kryer manovra me automjet duke u kthyer në burim aksidenti. Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis”, bën me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur