Parkuan brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, e “pësojnë” shoferët në Tiranë

22 Shtator 2023 | 15:25

Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masë administrative, 5 drejtues automjetesh të cilët shkelën perimetrin e sigurisë, duke parkuar automjetet në afërsi të shkollës “Ismail Qemali”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zbatim të planit të masave të hartuar për paketën e sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë. Gjatë kontrolleve, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 5 automjete të parkuara brenda perimetrit të sigurisë të shkollës “Ismail Qemali”.  Secili prej drejtuesve të automjeteve, është ndëshkuar me masë administrative, në bazë të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit i bën apel të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me korrektësi perimetrin e sigurisë në shkolla, pasi në çdo rast konstatimi të shkeljeve të ndryshme do të përballen me përgjegjësitë ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026