Çmimi për Euronews Albania/ “Po na Shujn” vlerësohet me vendin e parë nga BE
“PO NA SHUJN” dokumentari i prodhuar nga Eruonews Albania është vlerësuar me çmimin e parë të BE, për Gazetarinë Hulumtuese 2023.
Historia e komunitetit, etnik shqiptar në Serbi, e sjellë në formë dokumentari në Euronews Albania, është vlerësuar si historia më e mirë investigative mes 43 konkurrentëve nga media të tjera.
Aurora Velaj, gazetarja që punoi këtë dokumentar, e konsideroi këtë çmim një fitore për të drejtën e lirë të informimit dhe një hap i rëndësishëm drejt drejtësisë dhe barazisë.
“Po na shujn” synojë të na çojë në thellësi të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Serbi. Përmes rrëfimeve të tyre dhe ekspozimit të shkeljeve të të drejtave themelore, ne tentuam të nxjerrim një dritë një situatë që nuk duhet të injorohet, që pasqyrojnë padrejtësi dhe vuajte të pafundme që na kujton që kauzat e të drejtave të njeriut janë një përgjegjësi universale”-tha Velaj.
Në ceremoninë e mbajtur tek Europe House, u ndanë dhe 3 çmime të tjera për historitë më të mira investigative të publikuara në Shqipëri gjatë vitit 2022.
vendin e dytë e mori gazetari Osman Stafa, ndërsa dy fituesit e vendit të 3 ishin Artan Rama dhe Anila Hoxha.
Çmimet për gazetari investigative jepen çdo vit nga BE në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, ndërsa janë më të rëndësishmet e fushë së gazetarisë që jepen nga Bashkimi Europian.
DOKUMENTARI PJESA E PARË:
DOKUMENTARI PJESA E DYTË:
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve