McGonigal deklarohet fajtor/ Basha: E vërteta s’vonon sado të investohet kundër saj

23 Shtator 2023 | 10:40

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte marrë 225,000 dollarë nga shqiptaro-amerikani, Agron Nezaj, i cili sipas dokumenteve në gjykatë, u bë informatori për hetimin e FBI-së lidhur me kontaktet dhe takimet e tij në Shqipëri.

Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit në FBI, u deklarua fajtor të premten për fshehjen e kontakteve të tij me zyrtarë të huaj dhe qindra mijëra dollarë që ai pranoi nga një ish-punonjës i një shërbimi të huaj të inteligjencës.

McGonigal, 55 vjeç, u akuzua nga prokurorët federalë në Uashington, DC, për fshehjen e 225,000 dollarëve para të gatshme që ai kishte marrë nga një ish-punonjës i agjencisë së inteligjencës shqiptare. Prokurorët pretenduan se ai gjithashtu mashtronte FBI-në duke mos zbuluar siç duhet udhëtimet e tij jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, ndërsa ishte ende i punësuar në byro.

Ai u deklarua fajtor për një akuzë të vetme të fshehjes së fakteve materiale të premten. Ai përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë maksimale prej 250,000 dollarë. Gjykatësi caktoi një seancë dëgjimore për 16 shkurt 2024. Në këmbim të pranimit të fajësisë së tij, prokurorët ranë dakord t’i kërkonin gjyqtarit të hedhë poshtë tetë pika të tjera të përfshira në aktakuzën origjinale.

McGonigal u deklarua fajtor muajin e kaluar për akuza të veçanta në Nju Jork në lidhje me punën e tij për një oligark rus.

Lidhur me deklaratat e ish zyrtarit, ka reaguar dhe Lulzim Basha. Kryetari i PD-së së vulës, shkruan në rrjetet sociale se të vërteten nuk e ndal askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj dhe sado baltë të hidhet për ta mbuluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026