Gazetarja zbulon llojet e drogërave të reja që shiten lehtësisht në “tabakino”

23 Shtator 2023 | 21:15

Temë e diskutimit të emisionit Revieë në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte një prej drogërave të kthyera në trend në rrjete sociale, që është tullumbacja me oksid azoti.

E ftuar në studio gazetarja Aida Topalli zbuloi disa nga llojet e drogërave  sintetike apo likuide që shiten lehtësisht në “tabakinot” e Tiranës.

Topalli tha se përveç LCD-së, MDMA-së dhe oksidit të azotit në tabakino gjen edhe kodeinë, apo ketaminë që janë në formë të lëngshme dhe hidhen në pijet që konsumojnë të rinjtë.

“Përveç oksidit të azotit, gjen lehtësisht lloj lloj drogërash të reja. Nëpër tabakino mund të gjesh lloj lloj drogërash tashmë të reja. Që nga drogërat sintetike, LCD, MDMA te dioksidi i azotit dhe deri te drogërat likuide që janë tepër të rrezikshme. Unë kam arritur të konstatojë vetë tre llojëra drogërash likuide që shiten në tregun shqiptar, kemi shurupet e kollës që kanë kodeinë dhe përdoren nëpër këto festivalët apo te DJ që duan të kenë një lloj adrenaline. Kemi ketaminën që është një lloj droge likuide. Kemi preparate të ndryshme industriale deri tek ato që përdoren për pastrimin e disqeve të makinës, që përdoren si drogë. Është shumë e rëndë. Shiten në formë të lëngshme në Tiranë. Të sjellin shiringa që ti i hedh në pije në lokale këto lëndë”, tha Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026