Voton kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Kukësin: Do raportojmë çdo parregullsi
Rreth 46 mijë qytetarë të Bashkisë së Kukësit kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit ditën e sotme për të zgjedhur drejtuesin e ri lokal, pas shkarkimit të Safet Gjicit, i përfshirë në një skandal seksual.
Kutitë e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00.
Pas kandidatit të PS për bashkinë Kukës Albert Halilajt, edhe kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Emri Vata i është drejtuar kutisë së votimit për të hedhur votën e tij.
Në një prononcim të shkurtër për mediat pas votimit, Vata iu bëri thirrje kuksianëve të dalin të votojnë, ndërsa theksoi nga kampi i opozitës do raportohet çdo parregullsi dhe tentativë për të ndikuar zgjedhësit.
“Sot është një ditë e shënuar, një ditë e shenjtë për Kukësin dhe për të ardhmen e tij. I ftoj të gjithë banorët t’i drejtohen masivisht kutive të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe në mënyrë demokratike. Deri tani kemi evidentuar çdo lloj problematike që tentohet për të derformuar vullnetin, të cilat do paraqiten pasi të dokumentohen.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi nga Kukësit se pjesëmarrja në total në të gjithë bashkinë raportohet për një pjesëmarrje më të ulët në krahasim me zgjedhjet e 14 majit.
Kështu, nëse deri në orën 10:00 në zgjedhjet e 14 majit kishin votuar 9, 95 për qind e zgjedhësve, në të njëjtën orë në zgjedhjet e sotme raportohet se kanë votuar 8, 33 për qind e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut