Voton kandidati i PS në Kukës: Ishte fushata më e mirë

24 Shtator 2023 | 10:56

Rreth 46 mijë qytetarë të Bashkisë së Kukësit kanë nisur t’i drejtohen kutive të votimit ditën e sotme për të zgjedhur drejtuesin e ri lokal, pas shkarkimit të Safet Gjicit, i përfshirë në një skandal seksual.

Kutitë e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit, teksa procesi i votimit pritet të mbyllet rreth orës 19:00.

Kandidati i Partisë Socialiste u ka bërë thirrje qytetarëve kuksianë të mos hezitojnë që të marrin pjesë në votime. Albert Halilaj e ka dhënë komentin pasi ka votuar vetë, duke shtuar se në Kukës këtë muaj është bërë një fushatë model.

“Nga qytetarët pres një pjesëmarrje masive në votime për të zgjedhur alternativën e duhur, një djalë që do t’i shërbejë Kukësit. Përgëzoj qytetarët e Kukësit është e vetmja fushatë në 30 vite, që nuk kemi pasur një incident, i përgëzoj për vlerat që kanë përcjellë. I ftoj të votojnë alternativën më të mirë për Kukësin”, tha Halilaj.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raportoi nga Kukësit se pjesëmarrja në total në të gjithë bashkinë raportohet për një pjesëmarrje më të ulët në krahasim me zgjedhjet e 14 majit.

Kështu, nëse deri në orën 10:00 në zgjedhjet e 14 majit kishin votuar 9, 95 për qind e zgjedhësve, në të njëjtën orë në zgjedhjet e sotme raportohet se kanë votuar 8, 33 për qind e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026