Eksperti Elezi: 70 % e monedhave të falsifikuara në Kosovë vijnë nga Serbia
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha për “Good Morning Albanians”, se monedhat false në Kosovë futen kryesisht nga Serbia dhe nga Bullgaria.
Ai tha se falsifikimi i tyre ka nisur që prej vitit 2002, por pas pandemisë është shtuar fluksi i përdorimit të tyre edhe është kthyer në një shqetësim shumë serioz.
“Falsifikimi i kartëmonedhës 5 euro dhe 2 euro, rezulton nga viti 2002 dhe tutje, por nga koha e pandemisë e deri më tani, mund të themi se në tregun e Kosovës, por edhe në rajon, është një fluks i madh i përdorimit apo një fluks i madh i përdorimit të këtyre mjeteve dhe është një shqetësim serioz.
Kryesisht kjo monedhë e falsifikuar vjen nga Serbia dhe nga Bullgaria. Nëse flasim për përqindje, diku te 70% vijnë nga Serbia dhe 30% vijnë nga Bullgaria”-tha Bedri Elezi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta