Rama për policin e vrarë në Kosovë: Përulem me nderim, dha jetën në detyrë
Ndërkohë që kosova e ka shpalur ditën e sotme, ditë zie kombëtare në nderim të policit të vrarë ditën e djeshme nga një sulm terrorist, kryeministri Rama ka ndarë në Facebook një postim në nderim të viktimës, Afrim Bunjaku.
“Mirmëngjes me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës”,-shkruan kryeministri Edi Rama.
Kujtojmë se Në orën 02:34 të mëngjesit të ditës së djeshme Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të larguar dy kamionë që e kishin bllokuar rrugën për në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke u përballur me një sulm nga një grup i personave të armatosur dhe maskuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ishin rreth 30 persona të uniformuar e të armatosur. Policia e Kosovës arriti të sigurojë pamjet e tyre brenda manastirit dhe shihen të maskuar e të uniformuar. Autoritetet panë edhe autoblinda dhe arsenal armësh.
Një pjesëtar i policisë së Kosovës mbeti i vrarë ndërsa 3 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit. Policia arriti të rimerrte kontrollin në orët e mbrëmjes ndërsa vrau 3 sulmues, dhe arrestoi 6 të tjerë, 2 prej tyre të plagosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë