“Nuk di si do jetojë pa ty”, vajza e policit të vrarë në Kosovë rrëqeth me fjalët
Vajza e policit Afrim Bunjaku, Arbenita, ka prekur me fjalim e saj në mbledhjen përkujtimore të babait, i cili u shpall “Hero i Kombit”.
Në fjalën e saj ajo theksoi se vendin e babait s’do e zërë dhe se e tërë Kosova do ta kujtojë me dhimbje dhe me mall.
“Heroi im, babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im, para kohës mbeta jetim, kurrë se kam besuar. Ikja jote na la një plagë të madhe në zemër. Babi nuk e di si do të jetoj pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë, e rëndë për mua, vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na e besove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. U flijove për këtë vend që ne dhe Kosova që të jemi krenar për heroizmin tënd. Do të jemi krenar për ty, me mall dhe me dhimbje do të kujtojmë”, u shpreh Arbenita.
Sot në Kosovë është ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një ditë më parë në veri të Mitrovicës pas një sulmi me armë zjarri nga një grup terroristësh. Po ashtu, të plagosur mbeten edhe dy policë të tjerë, ndërsa u vranë dhe 4 sulmues.
Bunjakut do t’i jepet lamtumira e fundit pasditen e sotme në ora 16:00 në fshatin e tij të lindjes, në Samadrexhë të Vushtrrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në