Rikthehet Broja, dëmtohen Cikalleshi e Ismajli. Sylvinho vijon survejimet
Nga Aston Vila, tek po e njëjta skuadër, Armando Brojës i janë dashur 278 ditë kohë për rikuperimin e plotë, ndërsa të dielën u rikthye në fushë. Sulmuesi i Chelseas u dëmtua në dhjetor të 2022, ndërsa pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe terapive intensive tashmë është i gatshëm të luajë. Në ndeshjen e javës së gjashtë, Broja hyri në lojë si zëvendësues, edhe pse nuk mundi të shënojë.
Nga një lajm pozitiv për ku qezinjtë si rikthimi i Brojës, në anën tjetër dyshja Ismajli-Cikalleshi janë dëmtuar. Qendërmbrojtësi luajti në fundjavë në përballjen me Interin, ndërsa u detyrua të linte fushën në pjesën e dytë për shkak lëndimi. Sa i përket Cikalleshit, ai mungoi në ndeshjen që skuadra e tij Konyaspor pati ndaj Ankaragucu, ndërsa 1 javë më parë ndaj Rizespor luajti 61 minuta.
Paralelisht me këto zhvillime, trajneri Sylvinho vijon survejimet në çdo qytet të Evropës ku ka shqiptarë. Pas takimeve me Muçin e Brojën, Sylvinho ka parë nga afër dhe Arbnor Muçollin, Meritan Shabanin dhe Marvin Çunin. Veç tyre, trajneri ka vëzhguar dhe kampionët e Kosovës, Ballkanin në ndeshjen e luajtur në Evropë, ku po ashtu ka mbajtur shënime. Lista e lojtarëve të grumbulluar për përballjen me Çekinë pritet të ketë prurje të reja, ndërsa padyshim edhe emra surprizë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet