Putin ultimatum ministrit të Mbrojtjes: Ndalni kundërofensivën deri në tetor

25 Shtator 2023 | 15:06

Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron që kundërofensiva ukrainase të ndalet deri në fillim të tetorit dhe ka udhëzuar ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu që të përmirësojë situatën në terren. Lajmi është bërë me dije në mediat ndërkombëtare të cilat citojnë një burim të brendshëm të Kremlinit.

“Putini thuhet se i dha ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu një afat prej një muaji deri në fillim të tetorit 2023 për të përmirësuar situatën në vijën e frontit, për të ndaluar kundërofensivat ukrainase dhe për t’i bërë forcat ruse të rimarrin iniciativën për të nisur një operacion sulmues kundër një qyteti më të madh,” bën me dije Instituti  për Studimin e Luftës në një përditësim të të dhënave. Ai tha se komanda ushtarake ruse ka të ngjarë të urdhërojë sulme të pamëshirshme me shpresën për të detyruar kundërofensiven ukrainase të arrijë kulmin, edhe me një kosto të lartë për aftësitë ushtarake ruse.

Rusia nisi të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, duke e futur fqinjin e saj nën një pushtim të plotë dhe duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe duke zhvendosur miliona.

Pak ditë më parë edhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nga OKB bëri me dije se hidhnin poshtë planin e propozuuar për paqe me Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026