Fitorja e PS në Kukës, diferenca e zgjedhjeve të fundit
Dikur bastion i së djathtës, sot Kukësi udhëhiqet nga socialistët. Zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit treguan humbjen e thellë të opozitës në këtë bashki.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i dyshes Berisha-Meta, i vetmi që nxori kandidat në këtë bashki, humbi me 5594 vota. Diferenca e regjistruar në Kukës është edhe humbja më e madhe në shifra e opozitës në këtë bashki.
Rezultati i zgjedhjeve në Kukës:
14 maj 2023 – 1368 vota diferencë
24 shtator 2023 – 5594 vota diferencë
Në zgjedhjet e 14 majit, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mori 1368 vota më pak se kandidati socialist. Diferenca mes kandidatit socialist dhe atij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në 24 shtator është 4-fishuar duke shkuar në 5594.
Prej vitit 2019 Partia Socialiste ka arritur të marrë drejtimin e bashkisë së Kukësit në atë kohë pa kundërshtar në garë për shkak të bojkotit që i bëri opozita.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar