Çahet argjinatura në Shirq të Dajçit, Voltana Ademi: Papërgjegjshmëri, s’ka asnjë mjet nga Bordi i Kullimit
Këtë të enjte situata e përmbytjeve është përkeqësuar në Shkodër duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në lagjen Shirq të Dajçit, si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e Nën-Shkodrës.
Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe rrezikohet përmbytja e rreth 300 shtëpive në këtë fshat.
Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga vendngjarja se situata po vihet nën kontroll.
Ndërsa, kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi u shpreh se në këtë fshat nuk ka pasur asnjë mjet nga Bordi i Kullimit që të niste punën për riparimin e argjinaturës.
“Kemi një problem shumë të madh që lidhet e çarjen e argjinaturës në Shirq. Unë në fakt kam paralajmëruar, edhe në Komisionin e Emergjencave Civile është kërkuar që të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. Deri më tani që flasim asnjë nga mjetet qoftë të Borit të Kullimit, të ministrisë nuk janë pranishme, po punojmë me mjetet tona për mbylljen e një çarje të konsiderueshme, që na çon drejt një katastrofe të vërtetë”, tha kryetarja e bashkisë.
“Jam e shqetësuar për papërgjegjshmërinë”, tha ajo më tej.
Ndërsa, prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni theksoi se aktualisht situata është nën kontroll.
“Deri tani themi se situatën e kemi të menaxhueshme. Makinat si të ushtrisë dhe Bordit të Kullimit, po vazhdojnë në mënyrë të njëpasnjëshme, po bëhet bllokimi i argjinaturës”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Problematike situata e përmbytjeve në Shkodër, çahet argjinatura në Dajç
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)