Zjarri në pallatin 10-katësh, shkak dyshohet lidhja jashtë rrjeti në një nga katet

26 Shtator 2023 | 17:06

Edhe pse po bëhen 2 javë nga zjarri që përfshiu pallatin 10-katësh në Tiranë, ende banorët nuk kanë një përgjigje nga autoritetet përgjegjëse.

Instituti i Ndërtimit ka bërë inspektime për dëmtimet e shkaktuara nga zjarri.

Burime bëjnë me dije se mund të ndërhyhet në katin e 5 dhe të 8 të cilat janë dëmtuar më shumë, por ende nuk ka një vendim zyrtar nga autoritetet.

Instituti i Ndërtimit ka kërkuar rikonstruksion në këto dy kate pasi paraqet rrezik për banorët, duke e cilësuar të pabanueshëm.

Po ashtu ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat, me qëllim që të nisë puna për rregullimin e fasadës së jashtme të pallatit, por ende nuk ka ndërhyrë pasi nuk ka një vendim dhe në fillim nuk është lejuar nga policia.

Sa i përket hetimeve për ngjarjen burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se ka dyshime që mund të ketë pasur lidhje jashtë rrjeti në një kat të pallatit, kjo për shkakun se pas shkëndijës elektrike nuk janë ulur lëshuesit e sigurisë.

OSHEE edhe Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial kanë bërë disa herë inspektim, por ende nuk ka një raport zyrtar. Banorët të shqetësuar për situatën kanë bërë disa kërkesa për informacion në disa institucione, por ende janë pa përgjigje se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026