Fuqizimi i gruas në politikë, emra të angazhuar japin mesazhe ‘zgjimi’ në Euronews Albania
Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit po afrojnë, partitë politike kanë filluar të shpalosin programet, mbi të cilat do të kërkojnë votën për të marrë të drejtën për të qeverisur vendin.
Sondazhi i MRB i prezantuar në Euronews Albania, me 1600 individë të pyetur, zbuloi se femrat janë më të vendosura se meshkujt për të shkuar në votime.
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, tha se të dhënat e sondazheve tregojnë se femrat janë më të vendosura dhe kjo sipas saj përkthehet në shpresë për Shqipërinë.
“Afër zgjedhjeve edhe sondazhet bëhen edhe më intensive, por unë do të thoja se sondazhet reale janë ato në terren dhe e shikon nevojën e madhe. Ka një nevojë të madhe për një ndryshim për të sjellë një politikë të re në Shqipëri. Vajzat dhe gratë janë më të vendosura dhe sakrifikojnë shumë. Gratë janë bërë më të vendosura dhe kjo do të thotë se ka shpresë. Gratë ashtu siç drejtojnë familjen kërkojnë të drejtojnë edhe shtetin”, tha Kërpaçi në studion e Euronews Albania.
Ish-drejtuesja e FRESSH-së, Joleza Koka u shpreh se vendosja e kuotave gjinore në politikë ka bërë që shumë gra dhe vajza të japin kontributin e tyre. Ajo tha se Partia Socialiste është parti, e cila ka pasur më shumë gra të përfshira si në pushtetin qendror ashtu dhe atë lokal.
“Vendosja e kuotave gjinore ka qenë një vendimmarrje shumë e mirë e maxhoancës. Ky shembull jep një lloj mesazhi se gratë në fusha të tjera të jetës të kenë një lloj barazie gjinore. Kjo është një nga qeveritë, e cila ka pasur më shumë gra të përfshira, qoftë në pushtin qendror, qoftë dhe atë lokal dhe kjo reflektohet në mbështetjen që gratë i kanë dhënë PS-së. Hapja e partive dhe demokratizimi i partive jep rezultate më të mira”, Joleza Koka.
Ndërkohë, Senera Hoxha nga Nisma “Thurje” thotë se në vendin tonë nuk është bërë sa duhet për rolin e gruas në shoqëri. Ajo u bëri apel garave të përfshihen sa më shumë në politikë dhe të japin kontributin e tyre, me qëllim fuqizimin e shoqërisë.
“Për rolin e gruas që ka në shoqëri, unë mendoj se nuk është folur mjaftueshëm. Politika shikohet si një ambient pak agresiv për mënyrën se si i shikon gratë. Gratë janë persona që mund të bëjnë shumë punë, sepse krahas rolit në shoqëri kanë rol edhe në familje. Pres shumë vajza për t’u angazhuar në politikë”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Më shumë femra në votime, sondazhi i MRB: Meshkujt indiferentë dhe të lëkundur për 25 prillin
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 19:58 Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)