Si lindi hasmëria mes fiseve Bardhi-Reçi, shkak prishja e pazareve të drogës

27 Shtator 2023 | 11:09

Gazetari Dritan Laçi, foli në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit, të martën e 26 shtator në Rrëshen.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se vrasja e djeshme është në vazhdën e vrasjeve që kanë tronditur vitet e fundit Rrëshenit.

Më tej ai shtoi se i paqartë ngelet fakti se si Gjykata e Lezhës e liroi Bardhin, i cili 6 muaj më parë kishte tentuar të kryente vrasje.

“Vrasja e djeshme është në vazhdën e shumë ngjarjeve që kanë tronditur Rrëshenin vitet e fundit, ngjarje që fillojnë që në vitin 2016 ku u vra Saimir Jaku, që pasohet pastaj në një zinxhir vrasjesh që ndahen sa në Itali, sa në Belgjikë, sa në Rrëshen. Martin Bardhi vritet në lokalin e tij në prani të tre personave të tjerë. Ekzekutorët në këtë aspekt nuk kursejnë askënd. Ajo që është e paqartë është se si viktima është liruar nga Gjykata e Lezhës, për një tentativë vrasje  që ai e kishte kryer 6 muaj më parë. Fakti që disa ngjarje kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën. E vetmja e paaftë për të gjetur autorët është policia”-tha ai.

Më tej ai foli për përplasjen mes fiseve Reçi dhe Gjini, ku tha se supozohet se kanë lindur për shkak të pazareve të drogës.

“Përplasja mes fiseve Reçi dhe Gjini supozohet që kanë lindur për shkak të pazareve të drogës. Dhe bisedat tek telefoni i Jakut që mbeti i vrarë gjetëm biseda që lidheshin me drogën. Është një situatë që ka dalë jashtë kontrollit. E kanë kaluar territorin e Rrëshenit. Deri tani nuk ka asnjë person përgjegjës për vrasjet e kryera mes këtyre familjeve. Nuk e di nëse një fis ose një tjetër janë të lidhur me politikën. Këta dy fise janë shumë të fortë”-theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026