Rama për Kosovën: S’linjëzohemi me BE! T’i japin përgjigje zisë në Beograd
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të mërkurë në një vizitë zyrtare në Romë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, Rama tha se për herë të parë Shqipëria nuk mund të linjëzohet me deklaratën e Bashkimit Europian.
Ai tha se për sa kohë Bashkimi Europian nuk bën një deklaratë të dytë ku t’i kthejë përgjigje mesazhit që vjen nga Beogradi me shpalljen e zisë kombëtare, qëndrimi i qeverisë shqiptare do të qëndrojë i njëjtë.
“Për sa i përket qëndrimit tonë për herë të parë në kundërshtim me një deklaratë të politikes së jashtme të Bashkimit europian, ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e Bashkimit europiam është një deklaratë e cila, jo se në vetvete ka problem, pasi adreson diçka që është thënë më parë nga përfaqësuesi Josep Borrell, lidhur me detyrimet e Kosovës në raport me dialogun, por ka një problem të madh se nuk i përshtatet realitetit të ditëve të fundit.
Ne e kemi të pamundur të linjëzohemi me Bashkimin Europian pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit ku ka ndodhur një zhvillim dramatik, pasi është vrarë një efektiv i policisë i repub likës së Kosovës, nga një grup kriminal që ka qenë qartësisht i komanduar për të ushtruar terror në veriun e Kosovës, gjë që u pasua nga shpallja e një dite zie kombëtare në Beograd.
Kjo për ne është e papranueshme, e pajustifikueshme, e madje është e dënueshme, sepse është jo europiane dhe sepse njëkohësisht është sinjali më i keq që Serbia mund të jepte në të njëjtën kohë për të gjithë Ballkanin dhe për gjithë Europën. Kemi kërkuar që Bashkimi europian dhe i gjithë komuniteti Euro-atlentik të vërë alarmin në nivelin më të lartë dhe të përdorë instrumentat në dispozicion për ti kthyer përgjigje këtij mesazhi të parpanueshëm që vjen nga Beogradi me shpalljen e zisë kombëtare. Deri në momentin që nuk do të ketë një deklaratë të dytë nga Bashkimi Europian ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë. Ky është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta