Nderoi nazistin si hero, kryeparlamentari kanadez jep dorëheqjen
Kryetari i Dhomës së Ulët të Përfaqësuesve të Kanadasë ka dhënë dorëheqjen, pasi ftoi në parlament një ukrainas që luftoi për një njësi naziste dhe e lavdëroi atë.
“Kjo njohje publike u ka shkaktuar dhimbje individëve dhe komuniteteve, duke përfshirë komunitetin hebre në Kanada dhe në mbarë botën, përveç të mbijetuarve të mizorive naziste në Poloni mes kombeve të tjera”, deklaroi Anthony Rota, ish-kryetar i parlamentit kanadez pasi dha dorëheqjen.
Skandali filloi javën e kaluar kur ligjvënësit në parlamentin e Kanadasë mirëpritën presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Pas një fjalimi të Zelenskyt, Anthony Rota, veçoi 98-vjeçarin Yaroslav Hunka, të cilin e kishte ftuar të bëhej pjesë, duke e cilësuar si një “hero kanadez”.
Por gjatë fundjavës u zbulua se Hunka kishte qenë anëtar i një njësie vullnetare brutale që ishte nën komandën e nazistëve.
Kryeministri Justin Trudeau e ka quajtur ftesën e kryeparlamentarit “thellësisht të sikletshme për parlamentin dhe për të gjithë kanadezët”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve