Pandemia nuk kursen as mjekët, 22 të vdekur dhe 3.493 të infektuar në RMV
Në Maqedoninë e Veriut, që prej fillimit të pandemisë, rezultojnë të jenë të infektuar me covoid19 3.439 mjekë, infermierë dhe punonjës së tjerë në sektorin e shëndetësisë. që janë infektuar me virusin që nga fillimi i pandemisë. Vetëm ditët e fundit të dhjetorit 2020 janë infektuar 259 bluza të bardha, ndërkohë që në total janë shënuar 22 fatalitete.
Për vetëm disa ditë, rreth 20 të punësuar në Klinikën për Nefrologji, janë infektuar me virusin Covid 19, dhe kjo ka ngritur alarmin tek autoritetet për infektimin masiv në mesin e punonjësve shëndetësor. Për këtë shkak po bëhen edhe analiza nëse kjo ka të bëjë me mutacionin britanik të virusit Korona për shkak të përhapjes së shpejtë.
Drejtoresha e klinikës për Nefrologji e cila është po ashtu në mesin e të infektuarve të klinikës, nëpërmjet një përgjigje me shkrim për Euronews Albania, thotë se I kanë ndjekur të gjithë protokollet për mbrojtje por se virusi ishte më i fortë se ta. Ndërkohë janë duke u bërë analiza se kush e ka sjellë virusin në klinikë, punonjësit shëndetësor apo pacientët.
“Për momentin kemi të infektuar 8 infermierë nga gjithsej 53 të punësuar sa kemi në klinikë, 1 laborant nga gjithsej 2, 1 psikolog, 9 mjekë nga gjithsej 24 dhe 3 nga gjithsej 17 teknikë. Ne jemi të pjesmarrës në luftën kundër pandemisë që nga fillimi, punojmë me pacientë të infektuar dhe kemi sistem dhe rregulla për të mos patur grumbullime të të punësuarve. Kemi edhe pajisje të mjaftueshme. Presim përgjigje nga Akademia e shkencave dhe profesionistëve që analizojnë virulence e virusit, se cili është shkaku i këtij infektimi masiv për shkak se që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur rast të tillë”, shprehet Irena Bushletiq, drejtoreshë e klinikës për Nefrologji.
Nga ministria e shëndetësisë sigurojnë se as në këtë klinikë por as në klinikat e tjera ku janë paraqitur të infektuar nga radhët e personelit mjekësor, nuk ka pengesa apo mungesa në punë.
Mjekët e pyetur në Spitalin shtetëror të Shkupit janë në dijeni për numrin e lartë të të infektuarve në mesin e punonjësve shëndetësor, megjithatë ndjehen të sigurt pasi personalisht i respektojnë protokollet dhe mbajnë pajisje mbrojtëse.
“Ndjehem e sigurt. Mbaj mbrojtjen e përshtatshme prandaj, edhe ndjehem e sigurt”, shprehet një mjeke.
“I respektojmë protokollet e ministrisë. Kemi patur kolegë të infektuar, por tani të gjithë janë në gjendje të mirë. Jemi të gatshëm edhe për variantin britanik të virusit pasi çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj viruseve të ndryshme”, tha një mjeke tjetër.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës