Man City eliminohet nga Kupa, fitore për Liverpool dhe ekipet e Lond
Humbja e parë sezonale e Manchester Cityt i ka kushtuar eliminimin nga kupa e ligës, ndërsa përballja me Newcastlen u mbyll në shifrat 1-0.
Goli i vetëm për kështjellarët u shënua nga Aleksander Isak, në një sfidë që tekniku Pep Guardiola u dha mundësi lojtarëve të rinj. The cityzens qarkulluan më tepër topin, por kur vjen puna tek rastet, i krijoi Newcastle. Kjo ishte humbja e parë për kampionët në fuqi të Premier League, pas 8 fitoresh radhazi.
Liverpooli avancoi më tej në këtë kompeticion, pas fitores me përmbysje ndaj Leicester City. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Mcateer, ndërsa golat e Gakpo, Szboszlai e Jota sollën fitoren për skuadrën e Jurgen Klopp.
Edhe Arsenali e Chelsea morën fitore në këtë fazë të kupës së Ligës, ku blutë mposhtën Brightonin, ndërsa gonersat mposhtën minimalisht Brentfordin.
Fitorja me rezultatin më të thellë ishte ajo e Blackburnit ndaj Cardiff me rezultatin 5-2. Skuadrat e tjera që patën sukses të mërkurën janë West Ham, Fulham, Bournemouth dhe Evertoni. Përballjet e raundit të 1/8 luhen më 31 tetor, ku spikat Manchester United-Newcastle dhe derbi i Londrës, West Ham-Arsenal.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur