Deklarata e fortë e deputetit serb: Vuçiç, sanksioni më i madh i Serbisë!
Djordje Miketic, deputeti serb i partisë “Zajedno” tha në një intervistë për Euronews Albania se Aleksandër Vuçiç është e keqja më e madhe e Serbisë.
I pyetur mbi mundësinë e sanksionimit të Serbisë pas sulmit të së dielës ndaj policisë së Kosovës në Veri, deputeti serb u shpreh se Serbia është tashmë e sanksionuar nën keqqeverisjen e Vuçiç.
“Unë mendoj se Vuçiç është sanksioni më i madh i Serbisë. Udhëheqja e tij e ka bërë situatën të tmerrshme për serbët, po bllokon rrugën e Serbisë në BE, po përballemi me një inflacion të tmerrshëm, ne i kemi sanksionet dhe ato quhen Vuçiç. Unë them se sanksionet nuk kanë për ta dëmtuar vendin tim, po këtu në Serbi në vuajmë nga çrregullim postraumatik si persona të tjera në rajon ku kemi ende aromë e armëve dhe luftës ndaj duhet t’i shtyjmë politikanët tanë në tryezën e bisedimeve për ti zgjidhur gjërat”, tha deputeti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës