Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme, bëhet publike data

28 Shtator 2023 | 15:50

Serbia pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në 17 dhjetor. Lajmi u bë me dije nga presidenti në një program televiziv.

Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të veprojnë në mënyrë paqësore dhe kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të mos ushtrojë presion mbi vendin e tij.

Duke iu referuar kërkesës së opozitës për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme pas sulmeve të armatosura të ndodhura më 3 dhe 5 maj në Serbi ku humbën jetën 18 persona, presidenti deklaroi se janë gati që zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të zhvillohen më 17 dhjetor. Pritet që në 17 dhjetor të ketë zgjedhje parlamentare, lokale dhe në të njëjtën kohë  në disa komuna të tjera.

Ai shtoi se zgjedhjet mund të mbahen edhe më 23 dhjetor ose në çdo datë të mëvonshme që opozita dëshiron.

Opozita serbe ka shtuar presionin ditët e fundit duke kërkuar me forcë dorëheqjen e kreut të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026