The Guardian: Serbia mund të sanksionohet, SHBA po heton grupin paramilitar
Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas një grupi paraushtarak që zuri në pritë një patrull policie dhe u përlesh me forcat kosovare të dielën, shkruan thë Guardian.
Në një intervistë të dhënë për median britanike ministri i Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, akuzoi Serbinë si financuesin dhe ideuesin e këtij sulmi për të destabilizuar Kosovën.
“Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar në Serbi, të financuar dhe pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj”, tha për Guardian Xhelal Sveçla.
“Një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia”, shtoi ai.
Sveçla tha se ministria e tij kishte ndarë provat me ambasadat dhe agjencitë perëndimore.
“Ajo që ata donin të bënin ishte të kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”, tha ai, duke shtuar se qëllimi përfundimtar ishte ndarja e vendit.
Qeveria serbe ka mohuar përfshirjen me grupin e armatosur, por ka mbajtur një ditë zyrtare zie për tre të vdekurit.
Vuçiç ka kërkuar të justifikojë veprimet e tyre duke ngritur pretendime të rreme, në një takim me ambasadorin rus në Beograd, se qeveria e Kosovës po kryente spastrim etnik, shkruan The Guardian.
Kosova pretendon se grupi drejtohej nga Milan Radoiçiç, nënkryetari i partisë Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi, e cila dominon politikën në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Sveçla tha se shërbimi i inteligjencës së vendit të tij besonte se Radoiçiç, i cili është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, ishte plagosur dhe po shërohej në spitalin kryesor ushtarak në Beograd.
Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Radoiçiç nuk ka bërë një deklaratë publike, por ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, pretendoi se një video që tregonte Radoiçiçin në mesin e paraushtarakëve ishte një “mashtrim”.
“Përplasja ndodhi në një kohë kur bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve janë ngecur, me Vuçiçin që u zotua se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, dhe qeveria e Kosovës si pasojë refuzon të krijojë një asociacion gjysmë autonom të komunave serbe.
SHBA-të i kanë mbështetur bisedimet dhe deri më tani kanë mbajtur anën e Evropës se fajin më të madh për dështimin e bisedimeve e ka kryeministri, Albin Kurti. Por administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj.
Nëse Vuçiç zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e ndërmarrë nga SHBA dhe BE ndaj negociatave, të cilat janë kritikuar nga ligjvënësit në të dy anët e Atlantikut si të njëanshme ndaj Beogradit. Kjo gjithashtu mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë”, përfundon artikulli i The Guardian.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë