Teologu: E dhimbshme që nëna i heq me forcë shaminë vajzës në ditën më të lumtur

29 Shtator 2023 | 07:46

Së fundmi në mediat turke është bërë shumë virale një video teksa nëna i heq me forcë shaminë nga koka vajzës së saj teksa ajo po martohej.

Teologu Neki Kaloshi tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se është e dhimbshme që nëna t’i heqë me forcë shaminë të bijës në ditën më të lumtur të jetës së saj e rrjedhimisht t’ia shkatërrojë atë.

“Realisht videoja është e dhimbshme, ku dy njerëz që janë njerëzit më të afërt, që nuk mund të futet njeri mes tyre, mes nënës dhe vajzës, në ditën më të lumtur të vajzës, që duhet ta theksojmë, nëna bën këtë sjellje. Ajo që është më shqetësuese është se çfarë e shtyu nënën të bëjë këtë sjellje në ditën më të lumtur të vajzës. Është pikërisht ajo fryma që e stigmatizon mbulesën,” – u shpreh Kaloshi .

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024