“Të kursehet ushqimi”, ish-mësuesja: Më çfarë ngelet sot bëj një pjatë të re nesër

29 Shtator 2023 | 08:03

Ish-mësuesja Ilmiana Bujari, sot pensioniste tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në të kaluarën ushqimet që ata konsumonin kanë qenë bio dhe nuk prisheshin shpejt.

Në një debat për shpërdorimin e ushqimit, Bujari theksoi se më parë ka qenë edhe më e lehtë të kontrolloje çfarë haje, ndërsa sot, frutat e perimet prishen më shpejt pasi nuk kanë cilësinë e duhur. Rrjedhimisht, sipas saj, bëhet e vështirë ruajtja e i lehtë shpërdorimi.

“Siç kursen në drita e në ujë, bën mirë të kursehet dhe ushqimi. Më parë kanë qenë të gjitha ushqimet bio, ka qenë një fat i madh për gjithë shqiptarët që të gjitha suhqimet kanë qenë bio, nuk ka qenë asgjë me OMGJ. Edhe po të prisheshin, konsumoheshin brenda ditës. Për shembull, ka tepruar diçka në drekë, ajo sot për nesër nuk prishej sepse ishte bio,” – u shpreh ish-mësuesja.

Ajo tregoi se edhe kur i tepronte ushqim, e ruante dhe e konsumonte më pas duke i shtuar diçka më tepër e duke krijuar një pjatë të re.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024