Kishin fshehur 80 mijë € në kroskot, qeni “fundos” pronarin dhe shoferin e autobusit
Policia ka sekuestruar 82 010 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Muriqanit.
Bëhet e ditur së në pranga janë vënë dy persona, pronari dhe drejtuesi i autobusit, ndërsa janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë.
Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. A., 36 vjeç, banues në Shijak dhe S. F., 54 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 53 vjeç, banues në Elbasan dhe K. M., 56 vjeç, banues në Mamurras.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, ushtruan kontrolle të imtësishme, në vijë të dytë, në autobusin në pronësi të 36-vjeçarit (me drejtues shtetasin S. F. dhe me drejtues alternativë shtetasit A. C. dhe K. M.).
Nga kontrollet, në një çantë të fshehur në kroskotin e autobusit, u gjetën 82 010 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, të cilat do të futeshin në vendin tonë, pa u deklaruar.
Paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur