Gazetari: Tafani i shpëtoi burgimit të përjetshëm, ka pasur hakmarrje familjare

29 Shtator 2023 | 21:17

Gazetari Sokol Bregu ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albanians për të folur rreth megaoperacionit “Never Forget”.

Bregu tha se ai nuk dyshon në tërësinë e deklaratave të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pasi ky i fundit ka ditur çdo lëvizje të Laert Haxhiut.

“Nuk dyshoj në tërësinë e atyre që Tafani ka thënë. Ai nuk ka marrë pjesë në akte kriminale deri në vitin 2020, në këtë grup djemsh që kanë pasur hakmarrje në Lushnjë. Dy miqtë e Laert Haxhiut, Anterio Karoshi dhe Orges bilbili ishin njerëzit e tij besnik me të cilin kryente aktet e tjera kriminale. Ata u burgosëne  të dy u dënuan me burgim të përjetshëm.

Tafani e dinte se do shkonte në burgim të përjetshëm me provat që kishte lënë në Peqin. Në këtë moment, kur ti shkon në burgim të përjetshëm nuk është fare e vështirë që në një prokuror mund ta thyej që në momentin e parë.

Ai e dinte se çfarë e priste. Dy miqtë e tij shkuan në burgim të përjetshëm, i vetmi që shpëtoi ishte Leart Haxhiu. Tafani ka qenë në dijeni për të gjitha lëvizjet e Haxhiut, për shkak të miqësisë së ngushtë. Ata vijnë të dy nga hakmarrjet njërit i kanë vrarë të atin, tjetrit djalin e xhaxhait, i kanë djegur shtëpinë dhe i kanë marrë pronat”,-tha Sokol Bregu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026