Në kërkim për ekzekutimin e ish-bashkëshorten, burri vret veten me të njëjtën armë

30 Shtator 2023 | 08:20

Alfred Vefa, autori i dyshuar i vrasjes së 35 vjeçares Klodiana Vefa është gjetur i vdekur.

Sipas mediave italiane, ish-bashkëshorti i gruas që u vra mbrëmjen e së enjtes me armë zjarri në rrugë në një provincë të Firences, është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh , ai vrau veten duke qëlluar me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se ka qëlluar ish-bashkëshorten.

Ishin banorët e zonës ata që e kanë njoftuar policinë për një makinë të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes, u konstatua se isha makina e Alfred Vefës.

Klodiana, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, dyshohet se u qëllua disa herë pas një debati me ish burrin. Ajo vdiq përpara se të transferohej në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026