Greqi| Shqiptarja humbi jetën nga makina e mishit, arrestohet pronari i dyqanit
Një 50-vjeçare shqiptare humbi jetën teksa ishte duke punuar. Makina prerëse e mishit, I kapi flokët ndërsa ajo ishte duke pastruar e më pas e copëtoi. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së saj. Ato kishin shkuar të dyja për të pastruar.
Policia greke ka vënë në pranga pronarin e dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50-vjeçarja shqiptare. Hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryhen nga autoritetet greke.
Sipas mediave greke, 50-vjeçarja punonte si pastruese në disa dyqane të zonës, ndërsa në dyqanin ku ndodhi tragjedia ishte vetëm katër ditë.
Vajza e 50-vjeçares, e cila pa me sy të gjithë ngjarjen e rëndë, u dërgua në gjendje shoku në spital. Shqiptarja jetonte prej dy vitesh në Greqi me dy fëmijët e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)