Turizëm kulturor në Durrës, vizitorët e huaj të interesuar për historinë e qytetit

30 Shtator 2023 | 17:43

Pushimet në Durrës nuk kanë më sezon! Ndonëse dita e fundit e shtatorit, kudo nëpër qytet gjen turistë.

Shumica prej tyre e vizitojnë Shqipërinë për herë të parë.

“Vij nga Polonia dhe është hera ime e parë në Shqipëri. Erdha të njoh kulturën tuaj, të shoh disa monumente, por mbi të gjitha sepse më duhej të shihja vendin që na mundi në futboll”, thotë një turist.

Janë kryesisht grupe të organizuara, që jo pa arsye e zgjedhin Durrësin në këtë periudhë të vitit.

“Tani është më qetë. Korriku dhe gushti janë muaj të nxehtë dhe menduam të vinim tani, sepse koha është më e këndshme. Ju keni një klimë të mrekullueshme”, shprehet një turiste.

Pjesë e përshtypjeve janë edhe komentet negative.

“Nuk kishim dëgjuar shumë për Shqipërinë, por nga agjencia turistike na u reklamua si një vend me çmime të mira, me ujë të kristaltë. Fatkeqësisht nuk doli kështu”, thotë një tjetër.

“Për momentin nuk do t’ia rekomandoja askujt të vinte. Ne kemi probleme me gjuhën këtu, askush nuk flet gjermanisht dhe ne nuk mund të flasim anglisht në mënyrë perfekte. Gjithashtu kemi takuar shumë njerëz jo miqësorë”, shprehet një turiste.

“Boom”-i i turistëve në këtë sezon veror nxori në pah nevojën për përmirësimin e qytetit, që turizmin e ka motor të ekonomisë.

Situata me trafikun, infrastruktura rrugore, si dhe shtimi i aktiviteteve artistike e kulturore, janë vetëm disa nga nevojat emergjente që ka Durrësi, tashmë që sezoni veror po shtrihet më gjatë në muaj se vitet e shkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026