Përfundon autopsia e serbëve të vrarë në Banjskë, familjarët tërheqin trupat

30 Shtator 2023 | 17:59

Në Institutin për Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është bërë autopsia e trupave të tre serbëve të vrarë në sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë afër Zveçanit, shkruajnë mediat serbe.

“Ajo që mund të them është se autopsia ka përfunduar. Identifikimi është çështje e prokurorisë. Raportet ende nuk janë kompletuar”, tha drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti.

Familjet e serbëve të vrarë raportohet se i tërhoqën trupat e të afërmve të tyre në orën 14:00.

Policia e Kosovës ka qenë e vendosur afër vendit ku janë dorëzuar trupat.

Në 24 shtator në Banjskë, një grup serbësh të armatosur rëndë të drejtuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç sulmuan policinë e Kosovës duke lënë të vrarë policin Afrim Bunjaku.

Grupi i serbëve u ngujuan në manastirin e Banjskës, nga ku për disa orë vijuan të qëllojnë ndaj policisë së Kosovës. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë tre shtetas serbë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026