“Kult Art” gjallëron Gjirokastrën, prezantohen punimet e 50 artizanëve
Ditët e trashëgimisë kulturore kanë gjallëruar Gjirokastrën gjatë fundjavës, duke tërhequr edhe turistë, të cilët në këto ditë vjeshte vazhdojnë të vizitojnë qytetin e gurtë.
Pjesë e organizimeve është edhe çelja e edicionit të 5-të, të panairit Kult Art, në të cilin prezantojnë punimet karakteristike rreth 50 artizanë nga hapësira mbarëshqiptare.
Punimet karakteristike, suveniret turistike, gatimet tradicionale dhe prodhimet bio sollën në vitrinat e panairit punën e mjeshtërve artizanë të gërshetuar me vlerat e pasura të natyrës dhe traditës shqiptare.
“Ne vijmë nga Ulqini, shoqata ‘Globus art’ dhe prezantohemi me disa artizanë nga Kosova dhe Mali i Zi, pra janë diku rreth 13 artizanë të cilët vijnë me grupin tim. Kjo është një pjesëmarrje që unë marr shumë mirë pjesë, është ndoshta e 12 apo 13-ta, pasi që vite më parë kemi qenë edhe me artizanë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor dhe kemi pasur edhe artizanë, të cilët kanë qenë të vendosur në Mal të Zi nga Rusia. Prezantohemi me disa lloj punimesh , me disa profile siç janë veshjet kombëtare, ëmbëlsira, punime nga druri, relieve të ndryshme dhe gjëra të tjera nga druri”, thotë një artizan.
“Ky është edicioni i pestë i panairit Kult Art dhe ne sot kemi pritur rreth 50 artizanë nga Shqipëria dhe rajoni, kemi pjesëmarrës nga Ulqini, kemi pjesëmarrës nga Gjakova, kemi pjesëmarrës nga Maqedonia dhe kemi pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, Kruja, Shkodra, Korça etj. Si risi në këtë aktivitet kemi sjellë sektorin e kulinarisë, i cili është vetëm me gatime tradicionale gjirokastrite”, shprehet Albert Haloçi, TID Gjirokastra.
“Jam një artizane nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është hera e parë që marr pjesë në këtë panair në Gjirokastër. Pritja është fantastike, jam shumë e kënaqur si nga ana e vendasve edhe nga turistët. Shpresoj që do të udhëtoj serish dhe kemi për të ardhur prapë në panairet e ardhshme”, thotë një artizane.
Ditët e Trashëgimisë Kulturore përmbajnë program 3 ditor ku mes organizimeve përfshihen panaire, performanca të grupeve popullore dhe ekspozita fotografike.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës