Çmimi i banesave u dyfishua në 20 vite në Tiranë
Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në një rritje të çmimit në treg.
Në vitin 2003, një apartament në Tiranë mund të blihej për 600 euro/m2. Në vitin 2019, cmimi mesatar i shitjes së pronës në kryeqytet arriti në 1000 euro m2 dhe me vrullin e madh të ndërtimeve dhe ofertës së lartë në treg, sot cmimi mesatar ka mbërritur në 1200 euro. Pra, në 20 vitet e fundit, vlera e pronës është dyfishuar në kryeqytet.
Zhvendosja e popullsisë drejt Tiranës, mundësitë dhe zhvillimi i tregut, kanë prodhuar një realitet të ri demografik, me rreth 1/3 e banorëve të vendit, të cilët punojnë dhe paguajnë taksa e kontribute në kryeqytet. Shumë prej tyre janë pronarë banesash dhe shumë të tjerë, paguajnë qira, e bashkë me to edhe faturat mujore për pronën ku janë strehuar. Taksa e pasurisë së paluajtshme prek edhe njësi të tjera përveç banesave. Shtrirja e saj është kombëtare, por Tirana mban peshën më të madhe në të ardhurat që vjel, të ardhura këto që ndër vite janë rritur në mënyrë të moderuar.
Agron Haxhimali, nga instituti për bashkitë e Shqipërisë deklaroi për Money: “Qytetarët e bashkisë Tiranë, jo të qarkut, dhe jo të bashkive të tjera, do t’i nënshtrohet zbatimit të VKM që ka propozuar ndryshimin e cmimeve kadastrale në 5 njësi adminsitrative. Kjo do të thotë se çmimi i referencës në këto zona është rritur”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar