Taksa e ndërtesës, sa paguan Shqipëria dhe rajoni

30 Shtator 2023 | 19:52

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në një rritje të çmimit në treg.

Qeveria thotë se detyrimet për pronarët e shtëpive të para do të ulen, pasi formula e re do të zbresë gjysmën e vlerës së taksueshme. Thënë ndryshe për një banesë 70 m2, një familje në Tiranë do paguajë rreth 45 euro në vit, ndërsa me këtë model që aplikohet në rajon, një familje në Prishtinë paguan 50 euro në vit, në Shkup 60 euro, në Podgoricë 110 dhe në Beograd 200 euro. Ndërkohë, qeveria shton se do të dyfishohen detyrimet e taksës së ndërtesës për shtëpitë e dyta.

Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë, deklaroi për Money:”Me logjikën dhe interpretimin e ligjit, që tatohet ato të ardhura që gjenerohen nga aktivitete fitiprurëse, për shtëpinë ku banon  nuk ka kuptim,ndërsa për shtëpinë e dytë dhe të tretë mund të ketë taksë tjetër, që të ndalohet mbajtja e shtëpive bosh dhe të sjellin përfitime në buxhet sipas asaj cka pretendohet, por për këtë duhet një studim dhe duhet një pjesëmarrje e gjerë dhe të shihen të gjithë pasojat”.

Sakaq ekspert i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, u shpreh: “VKM qe po flasim nuk ndryshon asgjë, sepse mbetet në të njëtën linje më vendimin 2018. Ajo që ndryshon është ligji 2026, ku saktësohen  në ligj koncepti për shtëpinë e parë, të dytë, të tretë. Madje, do të shihni që totali i të ardhurave që pritet të gjenerohet më shumë, do të vijë nga shtëpitë e dyta dhe të treta. Shtëpia e parë do të thjeshtohet në tatimin e saj, pavarësisht nga cmimi i referncës. Të gjithë ata që disponojnë një shtëpi, do të paguajnë 50% të referencës, ku do të ketë llogari të një taksë sipas vlerës së tregut që ka banesa në të cilën jeton”.

“Cilado banesë në republikë, sot taksohet. Nëse sot ti ke shtëpi në qendër të Tiranës, taksohet me çmimin e referencës që ka. Nëse ke një shtëpi dhe në bregdet, shtëpia e dytë taksohet me referencën e bregdetit. Ligji i ri që po bëhet, nuk flet për tatim progresiv, por ka modalitete për të cilat duhet parë si janë. Por në përgjithësi cilado pronë duhet të taksohet”, deklaroi Agron Haxhimali, nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026