Çmimi i banesave u dyfishua në 20 vite në Tiranë

30 Shtator 2023 | 19:44

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në një rritje të çmimit në treg.

Në vitin 2003, një apartament në Tiranë mund të blihej për 600 euro/m2. Në vitin 2019, cmimi mesatar i shitjes së pronës në kryeqytet arriti në 1000 euro m2 dhe me vrullin e madh të ndërtimeve dhe ofertës së lartë në treg, sot cmimi mesatar ka mbërritur në 1200 euro. Pra, në 20 vitet e fundit, vlera e pronës është dyfishuar në kryeqytet.

Zhvendosja e popullsisë drejt Tiranës, mundësitë dhe zhvillimi i tregut, kanë prodhuar një realitet të ri demografik, me rreth 1/3 e banorëve të vendit, të cilët punojnë dhe paguajnë taksa e kontribute në kryeqytet. Shumë prej tyre janë pronarë banesash dhe shumë të tjerë, paguajnë qira, e bashkë me to edhe faturat mujore për pronën ku janë strehuar. Taksa e pasurisë së paluajtshme prek edhe njësi të tjera përveç banesave. Shtrirja e saj është kombëtare, por Tirana mban peshën më të madhe në të ardhurat që vjel, të ardhura këto që ndër vite janë rritur në mënyrë të moderuar.

Agron Haxhimali, nga instituti për bashkitë e Shqipërisë deklaroi për Money: “Qytetarët e bashkisë Tiranë, jo të qarkut, dhe jo të bashkive të tjera, do t’i nënshtrohet zbatimit të VKM që ka propozuar ndryshimin e cmimeve kadastrale në 5 njësi adminsitrative. Kjo do të thotë se çmimi i referencës në këto zona është rritur”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026