“Leart Haxhiu planifikoi ta ekzekutonte”, merret në mbrojtje prokurorja e SPAK
Merret në mbrojte prokurorja SPAK Doloreza Musabelliu, pas dëshmisë së Artan Tafanit se Leart Haxhiu, po planifikonte t’i bënte atentat.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se kreu i SPAK Altin Dumani i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj.
Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit, Dumani ka njoftuar kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Pak më parë gazetari Eni Ferhati, tha se Musabelliu po merret me çështjen e ekstradimit të Haxhiur ndërsa shtoi se zyrtarja e drejtësisë ka dënuar me burgim të përjetshëm dy bashkëpunëtorët e Haxhisë të përfshirë në masakrën e Lushnjes.
Dëshmia e Artan Tafanit i përfshirë në disa vrasje dhe shpërthime me eksplozivë, ka çuar në zbardhjen e disa atentateve dhe lëshimin e 15 urdhër-arresteve mes të cilave 12 janë ekzekutuar.
Tafani ka ‘tradhtuar’ dhe bashkëpunëtorin e tij në krim Leart Haxhinë dhe grupin e tij.
Haxhia aktualisht ndodhet i arrestuar në Greqi ndërsa pritet vendimi i Gjykatës greke për ekstradimin e tij në vendin tonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës