Dëshmia e Tafanit/ Gazetari: Haxhiu po planifikonte të ekzekutonte prokuroren e SPAK

1 Tetor 2023 | 11:13

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në Euronews Albania, ka zbardhur detaje të dëshmisë së Artan Tafanit, të penduarit të drejtësisë që çoi në zbardhjen e disa vrasjeve.

Tafani sipas Ferhatit ka dëshmuar se Leart Haxhia po planifikonte të ekzekutonte Doloreza Musabelliu, prokurorja e SPAK që kërkon ekstradimin e Haxhisë nga Greqia dhe dënoi me burgim të përjetshëm dy bashkëpunëtorët shumë të ngushtë të tij të përfshirë në masakrën e Lushnjes.

“Artan Tafani ishte një përdorues i heroinës. Ai ka kërkuar që t’i jepet metadon për shkak se gjatë kohës që ishte në paraburgim nuk kishte mundësi që të konsumonte drogë. Është kryer një procedurë e tillë. Pjesa më shqetësuese e Artan Tafanit ka qenë kur ky ka treguar se Lart Haxhiu po tentonte që të kryente atentate dhe ndaj funksionarëve të lartë të drejtësisë. Sipas informacioneve Tafani ka tregua se Haxhia ka kërkuar nga grupi i tij që të siguronin informacione për funksionarë të lartë, prokurore në SPAK Doloreza Musabelliu, prokurorja që kërkon ekstradimin e Haxhisë dhe është prokurorja që ka dënuar dy bashkëpunëtorë shumë të ngushtë të Laert Haxhisë, lidhur me masakrën e Lushnjes. Tafani është shprehur se Haxhiu po planifikonte të ekzekutonte prokuroren e SPAK”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026