Zjarr në një klub nate në Spanjë, humbin jetën 7 persona

1 Tetor 2023 | 12:27

Të paktën shtatë njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës, njoftoi kryetari i këtij qyteti, Jose Ballesta.

Ai tha se ekipet e shpëtimi janë ende duke kërkuar njerëz të zhdukur pas shpërthimit të zjarrit.

Zjarri nisi në orët e hershme të së dielës në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit, njoftoi shërbimi emergjent në rrjetin social X.

Në pamjet e publikuara nga shërbimi emergjent shfaqën zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin brenda klubit të natës. Zjarri e ka shkatërruar një pjesë të kulmit.

“Numri i të vdekurve brenda klubit të natës në Atalayas ka arritur në shtatë”, tha Jose Ballesta.

“Ndihemi të shkatërruar”, tha ai për televizionin spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i kërkojnë ende personat e raportuar si të zhdukur.

Ai tha se zjarri ishte ndezur rreth orës 6:00 të dielën dhe se zjarri është vënë nën kontroll tani.

Ballesta theksoi se nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe se ekipet po punojnë për ta kuptuar këtë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026